Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli u dashuruan dhe u lidhën së bashku në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.
Së fundmi teksa ndodhen në dhomën e bardhë, moderatori i ka shprehur ndjenjat publikisht të dashurës së tij.
“Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë”– i tha Meritoni, ndërsa gazetarja filloi të qante.
“Sot kam pasur shumë nevojë për ty”, u shpreh Ilnisa mes lotësh, sepse mesa duket atë atë e kishte mbytur malli për vajzën e saj, Anais.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je
Ilnisa: Sot kam pasur shumë nevojë për ty
Meritoni: Këtu jam shpirtë. Pse s’më zgjove nga gjumi
Ilnisa: Më vinte keq se po flie
Meritoni: Për mua të vjen keq? Duhet të më zgjosh dhe të më thuash zemrush kam nevojë për ty
Ilnisa: Po flije dhe me erdhi keq
Meritoni: Duhet të më zgjosh, Meriton kam nevojë për ty
Ilnisa: Te koka jote më mori gjumi mua
Meritoni: E di