Një debat i fortë është zhvilluar ditën e sotme brenda ‘Big Brother VIP Albania’. E gjitha nisi pas deklaratës së Meriton Mjekiqit ndaj aktorit Julian Deda.

Mashkulli i tangave. Mashkull që duhet ta veshim në tanga”– ishte deklarata e Meritonit, që la të habitur banorët.

Ishte balerini Graciano Tagani, ai që këshilloi se duhet të ndalojë me këto deklarata, si dhe shtoi se duhet ti vijë turp për ato që nxjerr nga goja.

DISKUTIMI:

Graciano: Ti po e bën që të egzistosh. Është e turpshme që t’i thuash Julian Dedës, qoftë për moshën, qoftë për atë çfarë ka bërë këtu

Meritoni: Mashkulli i tangave. Mashkull që duhet ta veshim me tanga

Graciano: Duhet të të vijë turp.

Meritoni: A don me ta përsërit sërish?

Graciano: Ti je ai djali i edukuar

Meritoni: Është metaforike

Graciano: Ti je zhgënjimi im këtu brenda