Këshilltarët socialistë kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës. I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, kishte qenë një biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, por ishte larguar për në Shqipëri për t’i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav. Por pastaj, më 21 tetor 1995, ndodhi tragjedia.
Ai u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut, kohë kur President ishte Sali Berisha. Edhe pse ka kaluar më shumë se çerek shekulli, rrethanat e zhdukjes së tij mbeten të paqarta.
Familja e tij dhe mediat e asaj kohe akuzojnë drejtpërdrejt Sali Berishën për zhdukjen e tij. Mediat kanë publikuar dëshmi se Remzi Hoxha mori informacione se Sali Berisha do të takohej me presidentin serb Sllobodan Millosheviç, gjë që do të shihej si një tradhti ndaj çështjes shqiptare. Incidenti i dytë ishte që Hoxha pa Bashkim Gazideden, drejtorin e SHIK-ut në atë kohë, duke drekuar me shefin paraushtarak serb Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, në qytetin shqiptar të Shkodrës – gjë që gjithashtu do të shihej si tradhti.
Gjithashtu, mediat kanë akuzuar Sali Berishën se ka thyer embargon e naftës ndaj Serbisë dhe ka arrestuar disa luftëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin.