Pothuaj 72% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi
Përgatiti Eduard Zaloshnja, PhD
Në kuadër të projektit të UNDP “Barometri Kombëtar i Perceptimit të Publikut rreth përdorimit, posedimit dhe rreziqeve të armëve të zjarrit në Shqipëri”, Dr. Eduard Zaloshnja i Institutit Agenda zhvilloi një sondazh elektronik më 1-2 prill 2024. Ky sondazh është në vijim të serisë së sondazheve që Instituti AGENDA zhvilloi me financim nga Programi Suedez për Forcimin e Policimit në Komunitet në Shqipëri (SCPA).
Gjetjet dhe metodologjia e sondazhit aktual vijojnë më poshtë.
GJETJET E SONDAZHIT
71.6% e të anketuarve banojnë në lagje/fshatra ku armëmbajtja pa leje nuk përbën problem shqetësues (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur banojnë në lagje/fshatra të tilla. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: A është shqetësim prania e armëve pa leje (të vogla/të lehta) në lagjen/fshatin ku banoni?
% Shuma
Po 17.3% 28.4%
Anoj po 11.1%
Anoj jo 11.6% 71.6%
Jo 60.0%
62.6% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për luftën e Policisë së Shtetit kundër armëmbajtjes pa leje; 50.2% pozitiv dhe 12.4% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.28 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 8.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: Çfarë vlerësimi keni për luftën e Policisë së Shtetit kundër mbajtjes pa leje të armëve të vogla/të lehta?
% Shuma
Pozitiv 50.2% 62.6%
Anoj pozitiv 12.4%
Anoj negativ 18.5% 37.4%
Negativ 18.9%
73.5% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete; 57% pozitiv dhe 16.5% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt, rezulton se rreth 1.5 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me katër muaj më parë, regjistrohet një rënie e animit pozitiv me 1.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: Çfarë vlerësimi keni për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete?
% Shuma
Pozitiv 57.0% 73.5%
Anoj pozitiv 16.5%
Anoj negativ 11.5% 26.5%
Negativ 15.0%
81.3% e të anketuarve ndihen të sigurt ose shumë të sigurt kur ecin vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.67 milionë banorë të rritur gjithsej ndihen të sigurt. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.6 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: Sa i/e sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar?
% Shuma
Sh. i/e sigurt 41.2% 81.3%
I/e sigurt 40.1%
I/e pasigurt 13.3% 18.7%
Sh. i/e pasigurt 5.4%
75.9% e të anketuarve mendojnë se kriminaliteti është i ulët ose shumë i ulët në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.56 milionë banorë të rritur gjithsej banojnë në zona me kriminalitet të ulët. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: Në zonën ku banoni, kriminaliteti është i ulёt apo i lartё?
% Shuma
Shumë i ulët 51.7% 75.9%
I ulët 24.2%
I lartë 8.6% 24.1%
Shumë i lartë 15.5%
70% e të anketuarve anojnë nga mendimi se policia reagon shpejt ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.44 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 2.1 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: A reagon shpejt policia ndaj vjedhjeve/grabitjeve/krimeve në zonën ku banoni?
% Shuma
Po 58.6% 70.0%
Anoj po 11.4%
Anoj jo 11.5% 30.0%
Jo 18.5%
78.5% e të anketuarve e ndiejnë praninë e policisë në zonat ku banojnë (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.61 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga po-ja. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 0.5 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: A e ndieni praninë e policisë në zonën ku banoni?
% Shuma
Po 68.6% 78.5%
Anoj po 9.9%
Anoj jo 9.3% 21.5%
Jo 12.2%
71.9% e të anketuarve anojnë nga vlerësimi pozitiv për punën e Policisë së Shtetit në përgjithësi; 57.2% pozitiv dhe 14.7% anojnë pozitiv (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.47 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.4 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit?
% Shuma
Pozitiv 57.2% 71.9%
Anoj pozitiv 14.7%
Anoj negativ 9.5% 28.1%
Negativ 18.6%
73.6% e të anketuarve anojnë nga mendimi se puna e Policisë Rrugore ka ndikuar për parandalimin e shkeljeve të kodit rrugor (shihni tabelën më poshtë). Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se rreth 1.51 milionë banorë të rritur gjithsej anojnë nga vlerësimi pozitiv. Krahasuar me dy muaj më parë, regjistrohet një rritje e animit pozitiv me 1.2 pikë përqindje (shihni grafikun më poshtë).
UNDP: A mendoni se ka ndikuar puna e Policisë Rrugore për parandalim të shkeljeve të kodit rrugor?
% Shuma
Po 63.5% 73.6%
Anoj po 10.1%
Anoj jo 10.6% 26.4%
Jo 15.8%
SHËNIME METODOLOGJIKE
Pyetësori u hartua në bashkëpunimin me UNDP, duke zgjeruar pyetësorin e Barometrit të opinionit për punën e Policisë së Shtetit, që ishte zhvilluar më parë me financim të SCPA.
U krijua një faqe e posaçme në internet me motor prodhimi sondazhi elektronik, ku çdo vizitor unik kishte mundësinë ta plotësonte pyetësorin duke klikuar në opsionet e përgjigjeve.
U dërguan 2000 SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit, me një link të faqes së mësipërme.
Faqja e anketimit elektronik u mbyll me plotësimin e kampionit prej 1100 të anketuarish 18 vjeç e sipër.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor në rang vendi është plus/minus 3.3%.
Kampioni u ripeshua para analizimit të tij, në mënyrë që ta përfaqësonte popullsinë e rritur shqiptare sa më mirë demografikisht, gjeografikisht, dhe politikisht.