Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kur tha se në mëngjes, para Spakut nuk u prit nga prokurorët, por ata që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro”.

“Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike, teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes. Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, – se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, – jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë”, tha Veliaj.