Bledi Çuçi, në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, duke folur edhe në cilësinë e juristit, u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçka krijon vakum, pasi vetë kjo gjykatë ka konflikt në këtë çështje.
Sipas Çuçit, ndodhemi në konflikt të arsyetimit kushtetues. Por, Gazmenti Bardhi kundërshtoi, duke u shprehur se “tani kemi detyrim vetëm të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Çuçi: A janë në fuqi këto vendime, nuk janë. Se çfarë nuk ka zbatuar Kuvendi, hajde gjejeni. Debati lind në pikën ku thuhet se pjesë e vendimit të GJK, janë edhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet narrative e shumicën mbi të cilët është bazuar ky vendim. Sot ndodhemi në konflikt të vetë arsyetimit kushtetues. Një palë thotë se Kuvendi është i detyruar të votojë si them unë. Dhe këtë nuk e thotë Kuvendi. Por, disa gjyqtarë, 1/10 mendojnë se duhet ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe sipas tyre deputetët duhet të votojnë me detyrim.