Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Australi ku duket momenti kur një vajzë e vogël merret nga rrymat e ujit në North Wollongong. Një video e cila qarkullon në mediat e huaja shfaq momentin kur një baba hidhet në det pa u menduar dy herë për të shpëtuar vajzën e tij të cilën e rrëmbyën dallgët e detit.

E gjithë zona u godit nga një stuhi një ditë më parë, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha dhe dallgë të forta për shkak të erërave të forta. Videoja tregon vajzën e vogël duke vrapuar përgjatë detit kur një valë masive e mori atë me vete.

Babai hedhet në det për ta shpëtuar ndërsa në video ai përpiqet të qëndrojë në këmbë ndërsa mban vajzën. Dëshmitarët hodhën bova në det për të ndihmuar babanë dhe vajzën që qëndroni në det, ndërsa një helikopter shpëtimi dhe shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.

Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua ndërsa David Graham, i cili ndihmoi në shpëtim, tha babai ishte i rraskapitur kur ata e nxorën nga uji por ai kurrë nuk e la fëmijën vetëm.

LINK VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=vhrPdxDRgGs