Operacioni për arrestimin e një gruaje në një treg në Kili përfundoi në dramë të hënën, kur ajo arriti të rrëmbejë armën e një polici dhe filloi të qëllonte, duke plagosur tre persona.
Sipas gazetës La Nacion, një polic, një kameraman dhe një person tjetër janë plagosur në gju nga të shtënat me armë zjarri të gruas.
Kameramani i emisionit Contigo en la Mañana u plagos më rëndë dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Gruaja, e cila punon në treg, u qëllua me katër plumba. Sipas informacioneve ajo më herët ishte përleshur me efektivët e policisë.
🇨🇱 #Chile: A woman snatched gun from a police guard in the middle of a police procedure and began shooting, leaving two injured, a cameraman who was at the scene and a guard. pic.twitter.com/43qaNB3RuO
— 𝗡 𝗢 𝗜 𝗦 𝗘 ⚡ A L E R T S (@NoiseAlerts) April 1, 2024