Një shqiptar 30 vjeç ka tentuar të përdhunojë një greke 32-vjeçare në një lokal në ishullin Simi.
Pamjet e tentativës së përdhunimit janë publikuar nga vetë e reja greke, e cila është nënë e dy fëmijëve. Ajo publikoi pamjet, për të dhënë mesazhin se nëse një grua nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie, nuk mund ta detyrojë dot askush.
Në pamjet e publikuara nga mediat greke, duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale.
Grekja i bën me dije shqiptarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish 30-vjeçari nuk ndalon veprimet e tij. Djali, që dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.
Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.
VIDEO NE LINK: https://www.newsbomb.gr/ellada/story/1539362/apopeira-viasmoy-sti-symi-vinteo-sok-apo-tin-epithesi