Mëngjesin e sotëm në Big Brother VIP një incident ka ndodhur mes Erjolës dhe Eglës.
Teksa Egla po qëndronte ulur, Erjola kalon aty dhe e lag me një bidon me ujë. “Ua padashje, të kërkoj ndjesë”, i thotë ajo, ndërsa Egla ngrihet në këmbë dhe i thotë “më lage mikrofonin”.
Pas kësaj, ajo zgjedh t’i hedhë në pishinë cigaret.
“Me dozën e nikotinës dhe bëni kështu. Tre herë do ta fal, pastaj s’ta fal më”, tha Egla, ndërsa ironitë kanë vazhduar mes tyre.