Në prag të sezonit turistik në Durrës po vijon puna për pastrimin e qytetit dhe të vijës bregdetare. Krahas pamjeve të publikura ku vihen re ekipet e bashkisë së Durrësit duke pastruar në terren, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se më shumë flukse turistësh do të ketë këtë sezon veror në Durrës.
“Shqipëri e pastër. Ekipet e bashkisë së Durrësit çdo ditë në terren për të pastruar qytetin dhe plazhet, në nisje të një sezoni veror që do të ketë edhe më shumë flukse turistësh”, shkruan Rama.