Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar përjetë Xhuliano Hoxhën dhe me 16 vite Euglen Halilin për dy vrasje në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Për Hoxhën mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë që vendosi dënimin përjetë të tij, ndërsa Apeli i zbriti vetëm një vit të penduarit të drejtësisë që zbërtheu vrasjet, Euglen Halili, duke e dënuar përfundimisht me 16 vite burg.

Si ndodhën vrasjet

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja u krye poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte mjetin tip “Ford Fokus”.

Autorët ishin tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinë u gjetën dy kallashnikovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet.

Pak ditë pas vrasjes së tij, u vra me thikë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj. Më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit.

Dokumenta bashkëngjitur