Është normale të ndihesh i/e lodhur pas një nate me gjumë të trazuar, pasi jeni çuar herët në mëngjes ose keni pasur shumë lodhje në punë. Por, kur lodhja kthehet në një standard të përditshmërisë, atëherë ka vend për t’u shqetësuar. Problemet e shëndetit mendor, gjumi i keq apo ilaçet që pini mund të jenë vetëm disa nga shkaqet.
#1 Çrregullimet e gjumit
Cilësia e gjumit ka shumë rëndësi për të marrë energjitë e duhura për ditën tjetër. Nëse nuk flini të paktën shtatë orë, një gjumë të plotë dhe cilësor, ju sigurisht që do të ndiheni të lodhur sepse trupi juaj thjesht nuk ka pushuar sa duhet.
#2 Stresi dhe problemet e shëndetit mendor
Ndjenja e stresit për punën, shkollën ose jetën e bën të vështirë përqendrimin në aktivitetet e përditshmërisë. Çrregullimet e ankthit, stresi, frikërat japin probleme me frymëmarrjen, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje koke, e plot simptoma të tjera që çojnë më pas në lodhje të përgjithshme.
#3 Dietë ushqimore jo e pasur me vitamina dhe minerale
Një regjim i varfër ushqimor, mungesa e frutave dhe perimeve, peshkut apo mishit të kuq në mënyrë të moderuar, të gjitha këto janë pasoja për një nivel të ulët energjie dhe një lodhje të vazhdueshme. Sigurisht, mungesa e hekurit, magnezit, vitaminave B12, vitamina D apo C janë të gjitha barriera për të pasur vlerat dhe gjithë lëndësh ushqyese për të cilat ka nevojë trupi dhe organizmi.
Të ndjehesh i/e lodhur gjatë gjithë kohës mund të jetë tregues i niveleve të larta ose të ulëta të hormoneve të tiroides. Hipertiroidizmi apo hipotiroidizmi, të dyja janë gjendje që tregojnë se tiroidja ka nivel të çrregullt të hormoneve duke çuar në gjendje të tilla si nervozizëm, probleme me gjumin, humbje peshe, luhatje humori etj.
#5 Probleme të tjera shëndetësore
Nëse flini mjaftueshëm, por sërish ndiheni të lodhur ju mund të keni probleme të tjera, si të veshkave, sëmundje të zemrës, mëlçisë apo probleme të tjera auto-imune. Të gjitha këto janë mjaftueshëm arsye që ju të ndiheni të lodhur dhe pa fuqi për të përballuar gjitha angazhimet e ditës mes punës, familjes etj.
Marrja e disa ilaçeve mund të japë si efekt anësor përgjumjen dhe lodhjen. Ilaçet kundër depresionit, ankthit apo ato për presionin e gjakut janë ndër motivet pse ndiheni pa energji gjatë gjithë kohës.