Analisti Fitim Zekthi dhe gazetari Arion Sulo janë përplasur në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 mbi sulmet e ish-kryeministrit Berisha ndaj SPAK-ut dhe hetimet e nisura nga ky i fundit ndaj liderit historik të së djathtës.

Sipas Zekthit grupi politik i Rithemelimit në Partinë Demokratike i drejtuar nga ish-kryeministri Berisha ka goditur Reformën në Drejtësi.

Nga ana tjetër, Sulo tha se ky sulm ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndodhi vetëm pasi u la në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.

Debati në studion e “3D”:

Fitim Zekthi: Rithemelimi nuk e do Reformën në Drejtësi, e ka sulmuar në terma të tmerrshme këtë reformë.

Arion Sulo: Këtu bëjmë debat këtu.

Fitim Zekthi: Rithemelimi nuk synon të jetë alternativsë politike, por synon vetëm të bllokojë dhe të pengojë Reformën në Drejtësi.

Arion Sulo: Pasi u burgos Berisha…