Bujar Osmani po kryeson deri më tani nga numrimi i votave në Tetovë. Ndërsa pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve. Gjithashtu nga numrimi i votave në në 74 qendra të votimit Bujar Osmani është ai i cili ka 38,7% të votave dhe Arben Taravari 36.86%.
Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44%. Po prin Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18%. Po ashtu deri tani janë numëruar votat në 1784 nga 3508.