Në Urgjencën e Qendrës Spitalore Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, prej disa ditësh ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti që ndodhi në muajin shkurt.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar pamje nga punimet, thotë se ndodhen në luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukture spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare
Koçiu shtoi se Shërbimi i Urgjencës në QSUT vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme.
“Prej disa ditësh në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka nisur puna për riparimin e dëmit në rrjetin elektrik, të shkaktuar nga incidenti i ndodhur në muajin shkurt. Ne luftë me kohën për të rikthyer sa me parë në këtë strukture spitalore dhe shërbimin për urgjencat kardiovaskulare, shërbim që aktualisht po ofrohet në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitalin Rajonal Memorial Fier dhe Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Shërbimi i Urgjencës në QSUT, vijon çdo ditë të ofrojë shërbim për të gjitha urgjencat e sëmundjeve të brendshme, gastrohepatologji, nefrologji, hematologji, endokrinologji, dermatologji, alergologji, reumatologji si dhe të gjitha urgjencat neurologjike”, shkruan Koçiu në Facebook.