Prokuroria e Tiranës ka caktuar një grup prej 3 ekspertësh në lidhje me zjarrin që ra dy muaj më parë në Urgjencën e QSUT-së.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se këta ekspertë kanë mbledhur provat në vendin ku ra zjarri, ngjarje e ndodhur më 11 shkurt të këtij viti, ndërsa do të bëjnë më ekspertizën për të përcaktuar dhe shkakun e flakëve.
Mësohet se aktualisht organi i akuzës po merr në pyetje punonjësit që merren me pjesën teknike dhe nuk ka shkuar deri te niveli drejtues i QSUT-së.
Dëshmitë në fjalë, por dhe ekspertiza, do të çojë drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes.
Ekspertët kanë 3-6 muaj kohë për të përcaktuar këtë hetim. Më pas do të shkohet drejt fazave të tjera hetimore.