Një 64-vjeçar në Britani është akuzuar për bashkëpunim me shërbimet e Inteligjencës ruse. Bëhet fjalë për Howard Michael Phillips i cili u arrestua më 16 maj në qendër të Londrës.
Disa raste të spiunazhit të dyshuar që përfshijnë Moskën kanë dalë në dritë muajt e fundit në Britani.
Akuzat u ngritën në fund të marsit kundër pesë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Ata u deklaruan të pafajshëm.