Serie A ka qenë dhe mbetet burimi kryesor për ekipin përfaqësues, ky fakt nuk ndryshon as në listën e bërë publike nga Sylvinho, ku nga 27 lojtarët e thirrur në apel, 10 prej tyre luajnë në Itali, 9 në Serie A dhe vetëm Kastrati në Serie B. Ky detaj nuk mund t’i shpëtonte edhe mediave italiane, kjo edhe për një arsye të thjeshtë, Shqipëria është rivali i parë i Italisë në “Euro2024”.
Dy nga katër portierët luajnë në Itali, Berisha dhe Kastrati, ndërsa në mbrojtje gjejmë emra si Gjimshiti, Hysaj, Ismajli dhe Kumbulla. Ne mesfushë, Sylvinho ftoi edhe lojtarë si Asllani, Medon Berisha, Nedim Bajrami dhe Ylber Ramadani, duke e dërguar në dhjetë numrin e lojtarëve që luajnë në vendin fqinj. Jo vetëm kaq, nëse do të flasin për formacionin bazë, pjesë e tyre më e madhe preferohen si titullar nga Sylvinho.