Në një kohë kur diskutimet e shoqërisë edhe për shkak të zhvillimeve dhe sidomos të problematikave me dhunën në familje dhe shëndetin e familjeve dhe martesave në vetvete, kanë dinamika të ndryshme, Barometri ka pyetur shqiptarët për çfarë mendojnë për institucionin e martesës.
Pyetja është ndërtuar për të marrë dakordësinë apo kundërshtinë e tyre, ne lidhje me shprehjen: “Martesa është një institucion i dalë jashtë mode”
Shumica e qytetarëve mendojnë se martesa nuk është jashtë mode, dhe janë 85 % e të pyeturve që e konfirmojnë këtë gjë.
Ata që janë “Dakord” me shprehjen se; “martesa është institucion që ka dalë jashtë mode”, janë 12,7 % e të pyeturve, dhe 2,4 % nuk kanë një përgjigje për këtë pyetje, ata kanë zgjedhur opsionin “nuk e di”.