Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në takim me punonjësit e AKUK Vlorë, tha se kjo ndërmarrje ka probleme serioze. Ajo theksoi se ka pasur shkelje dhe skema korruptive.
Ministrja paralajmëroi se dosja e shkeljeve në këtë ndërmarrje është kopsitur, ndërsa shtoi se do ta dërgojë personalisht atë në SPAK.

“E vetmja ndërmarrje që ka një problem është ajo e Vlorës. Por që të abuzohet në kurriz të qytetarëve të Vlorë, kjo është diçka që ju duhet ta dini zyrtarisht, kjo nuk është një çështjet që do lihet në sirtare, por do ndiqet ligjërisht për të gjithë të përfshirët. Kjo është detyra ime personale dhe stafit të Ministrisë dhe do ti shkohet deri në fund. Do çoj dosjen në SPAK. Kemi dy muaj që i kemi shkuar deri ën rrënjët e fundit, deri aty ku është ngjizur kjo skemë. Dosjet janë gati.
Ajo shtoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë zhvatëse i kanë “hyrë detit në këmbë”.

“I keni hyrë detit në këmbë. Ika rënë në qafë popullit të Vlorës, bizneseve, pensionistëve të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë dhe për këtë do përgjigjeni të gjithë. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës, Sot UKV është në risk për të mos ofruar dot shërbime në kulm të sezonit, sepse ca patën dëshirë të bënin para dhe besuan se zbuluan skemën e shekullit”