Adriana Kalaja, e veshur me bluzën mbi të cilën shkruhet “Free Berisha”, ka sulmuar ashpër sot prokurorët e SPAK-ut dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në protestën para Bashkisë së Tiranës ajo kërkoi lirimin e Berishës dhe sulmoi sistemin e drejtësisë.
“Ky është një sistem zh’drejtësie. E dëgjuat atë tartarin? Është një tartar atje tek KLP-ja që, ndërkohë që është nënkryetar i KLP-së ka edhe dy studio ligjore në kundërshtim të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Pra, bën pazare, dhe ndërkohë është pjestar i KLP-së. Dhe si mundet Dumani të luftojë korrupsionin e tartarit, kur Dumani është emëruar nga tartari i partisë”, akuzoi Kalaja.