Avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj tij një ditë më parë nga katër persona tashmë të arrestuar.
Sakaq, gazetari Artan Hoxha ka treguar për konfliktin që çoi në ngjarjen e rëndë. Ai tha se konflikti ka nisur që para një muaji, kur i dyshuari Dritan Nano e paralajmëroi avokatin që të tërhiqej nga pretendimi që kishte për të marrë përqindje në tokën të cilën kishte arritur t’ua rikthente përmes gjyqit, ose në të kundërt “do e dëmtonte”.
Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se studio ligjore e avokatit Sokol Mëngjesi ishte në gjyq për gati 6 vjet me shpenzimet e veta, pasi kishte kontratë me palën që përfaqësonte, që nëse do të mund t’u rikthente tokën, do merrte 1/7 e hapësirave në ndërtesën që ishte ngritur mbi pronë.
Ai gjithashtu tha se personat që e dhunuan avokatin nuk janë të panjohur për policinë, pasi japin para me fajde.
Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:
Ngjarja është shumë e rëndë, kujtdo që t’i ndodhë. I vetmi favor që kanë bërë autorët, kanë pritur ta çojë djalin. Janë treguar barbarë. Sapo ka dalë nga kopshti, e ka qëlluar një person, i cili duhet të ketë patur dorezë hekuri në dorë. Goditja në pjesën ballore është mjaft e madhe, ka një frakturë.
Në momentin e parë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë, kur ka rënë në tokë, kanë shkuar agresorët e tjerë dhe i kanë rënë me shkelma në kokë. Ai ka humbur ndjenjat dhe e godasin sërish me shqelma në fytyrë. Ka edhe një lloj urrejtje për ta bërë. Më vonë është njoftuar policia, autorët janë larguar në këmbë, e kanë llogaritur më parë si do të largoheshin. E çuditshme ka qenë, krahasuar me ngjarjet e tjera, nuk kanë përdorur maska, vetëm një kapele, gjë që i ka bërë të identifikueshëm.
Avokati është transportuar në spital, në momentet e para kur është bërë kontrolli, ka qenë i vetëdijshëm dhe pastaj ka humbur koshiencën. Vijon të jetë në gjendje të rëndë, shumë të rëndë. Pra mjekët më shpjeguan që avokati nuk mund të transportohet as me avion për ta çuar në një vend të BE, për ti dhënë ndërhyrje më të specializuar. Është në gjendje shumë të rëndë, është i intubuar.
Kemi të bëjmë me një avokat, që ka imazhin e një profesionisti, është avokat i shkolluar dhe formuar në Universitetin e Selanikut. Është pedagog, një nga avokatët që ka disa nga çështjet më të rëndësishme. Përveç zotit Berisha, ka çështjet e Kishës Ortodokse, një biznesmen izraelit, çështjen Becheti, etj. Pra, edhe imazhi që ka mes juristëve është imazhi i një profesionisti të mirë.
Fillimisht u zbulua njëri prej autorëve dhe më pas tre të tjerët, që janë ende në kërkim, ka shpërblim 20 mijë euro. Dyshimet janë që edhe mund të largohen nga vendi, policia po bën përpjekje për të patur kujdes të shtuar në pikat kufitare.
Policia ka kontaktuar miq dhe të afërm të avokatit, që i kanë dhënë të dhëna për një çështje që ka patur prej vitesh. Kjo çështje, në fakt rezulton një problem pronësie, bëhet fjalë për një truall, mbi të cilin janë ndërtuar kullat te diga e Liqenit, të kompanisë Gener 2 të Bashkim Ulaj.
Kompania ndërtuese ka patur probleme me pronarët e tokës. Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër shpenzimet gjyqësore, me kushtin që nëse do të rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e truallit. Pra kjo ishte pagesa për të, pagesë në hyrje.
Avokati e fiton çështjen dhe ju jep çertifikatat gjashtë pronarëve. Njëri prej tyre, zoti Dritan Nano, nuk ka qenë dakord, ka thënë e kemi fituar vetë gjyqin. E kanë thirrur dhe i kanë thënë, kemi kontratë, këta të tjerët e pranojnë. Avokati ka vajtur ka parë edhe apartamentin që i takonte, ky person nuk pranonte. I ka thënë nuk ke për të marrë pjesë. Avokati ka vajtur në gjykatë me kontratën. Personi në fjalë, ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar, që thojini atij të tërhiqet sepse do ta ketë keq punën. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që do ta dëmtojë. Shkojnë këta katër persona në emër të Dritanin dhe i bëjnë atë që i bënë. Njëri nga ata ka deklaruar se porosinë e kemi marrë, por Dritan Nano nuk e pranon.
Pasi e kanë marrë, e kanë bërë këtë goditje. Ky është thirrur nga një biznesmen, Arben Reli, që është futur bashkë me avokatin dhe u ka thënë duhet avokat i zoti.
Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.
Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.
Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet.
Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.