Divorci i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt ka qenë kryefjala e mediave muajt e fundit. Fillimisht u tha se divorci i tyre ishte lojë, pastaj se pas këtij divorci qendronte Ilir Meta, ndërsa tani përflitet tradhtia bashkëshortore.

Ndonëse kanë zgjedhur të mos flasin, Besi në këngën e tij të fundit duket se ka zbuluar pak nga ajo që ka ndodhur me ish-bashkëshorten e tij. Ai ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin, a do bësh viktimën…”, thuhej ndër të tjera në këngën e re të tij.

Pas aludimeve për tradhti, Xhensila ka reaguar isa vargje të poezisë “Në mundsh…” të Rudyard Kipling.

“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,

a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh…”