Catherine Suard, ambasadore e Francës ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në kuadër edhe të Javës Kulturore Franceze.
Prej një viti ajo ka ardhur për misionin diplomatik në Tiranë, por a e ka shijuar këtë eksperiencë?
“Po patjetër. Mendoj pata ndjesinë sikur erdha në shtëpinë time, në një vend shumë familjar, shumë të afërt. Natyrisht që ka ndryshime, por ato janë kulturore, mentale gjithashtu, nuk kanë të bëjnë me vlerat dhe me shoqërinë”, tha ajo.
Por me kë ka ardhur ambasadorja franceze në vendin tonë?
Suard tregoi edhe fjalët që ka mësuar shqip.
Por me kë ka ardhur ambasadorja franceze në vendin tonë?
“Jam në një moshë kur fëmijët janë rritur. Jam vetëm me macen time e cila më ka shoqëruar në të gjitha postet e tjera. Kam dy vajza të rritura. Njëra punon në Bruksel, dhe tjetra po studion akoma në Paris dhe që aktualisht po kryen një stazh në Shqipëri”, tha ajo.
Suard tregoi edhe fjalët që ka mësuar shqip.
“Faleminderit, mirupafshim, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, natën e mirë”, tha ajo.