Një imazh që është bërë i përhapur gjerësisht në rrjet ku njoftohet se ‘Apple po heq simbolin e klounit nga celularët e saj iOS për arsye politike’, ka rezultuar i rremë dhe kompania njofton se nuk është duke bërë diçka të tillë.
Imazhi përhapur fillimisht në rrjetin X duket sikur jep një titull lajmi të agjencisë amerikane CNBC, ku deklarohet “Përditësimi i radhës i aparateve Apple do të fshijë simbolin e klounit nga celulari pasi po përdoret nga e djathta radikale për të vënë në lojë rivalët”.
Por prej një kombinimi humori dhe absurditeti, lajmi u bë shpejt i super-shpërndarë në rrjet, duke vënë në lojë vetë kompaninë.