E ftuar sot në “Ndryshe”, ish-banorja Rike Roçi ka komentuar rrugëtimin në “BBV3”, ka zbuluar planet e saj e shumë të tjera. Sipas saj, personi që mund të fitojë këtë edicion është Jul Deda.

“Kam menduar gjithmonë që Juli dhe shpresoj me zemër që Deda. Mendoj ose Juli dhe Romeo ose Juli dhe Meritoni në dyshen finale…”

Përtej lojës, Rikja u shpreh edhe për fillimet e vështira në Itali, duke kujtuar bullizmin që i kanë bërë.

“Patjetër që po, jam bullizuar. Madje kam ndërruar dhe shkollën për këtë arsye, e kam përjetuar shumë… Kur hanim bukë, asnjë nuk rrinte me ’emigranten’ dhe kur u rrita dhe u bëra vajzë e këndshme më ftonin për kafe dhe refuzoja…”