Benfica mund të festojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions League të ardhshëm. Skuadra e Roger Schmidt i kishte sytë drejt Italisë, pasditen e së dielës, në veçanti te ndeshja ndërmjet Atalantës dhe Torinos dhe duhet t’i falënderojë djemtë e Gasperinit.
Duke mposhtur 3-0 Granatan, ata u ngjitën në vendin e katërt në tabelën e Serisë A, duke penguar kështu Romën nga pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë europian.
Gjithsesi lajmi i mirë kishte mbërritur tashmë që të premten, me humbjen 2-0 të Bolognës kundër Genoas; Atalanta do të kishte mjaftuar për të fituar një nga dy ndeshjet e fundit për t’u ngjitur në renditje dhe për t’i bërë një nder ‘Shqiponjave’ të Lisbonës, të cilët kanë koeficient të lartë në renditje dhe do të përfitojnë kështu rreth 40 milionë euro nga UEFA.
Nga rezultati i ndeshjes në stadiumin ‘Gewiss’ përveç Benfica-s kanë përfituar edhe Slavia Praga dhe Salzburgu, të cilët, të renditur në vendet e 2-ta në kampionatet e tyre, do të luajnë xhiron e 3-të kualifikuese të Champions League.