Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta. Një projekt i cili synon modernizimin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave për konsumatorët dhe bizneset shqiptare.
Përmes kësaj inciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, si dhe të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale.
Projekti do të zbatohet për periudhën kohore, maj-gusht 2024, në Tiranë, Dibër dhe Përmet ku janë përzgjedhur 300 persona. Gjithashtu, subjektet tregtare të përzgjedhura janë të regjistruara dhe lëshojnë faturë tatimore në përputhje me legjislacionin.
Home Lajme Aktualitet Balluku dhe Ibrahimaj prezantojnë në Dibër projektin pilot për pagesat e shpejta