Mbrëmë, Kylian Mbappé njoftoi largimin e tij nga Paris Saint-Germain dhe do t’i bashkohet Real Madridit në javët në vijim.

Një goditje e rëndë për FC Barcelonën, e cila do të duhet t’i përgjigjet rivalit madrilen në merkato. Problemi? Shitjet do të jenë të nevojshme për klubin katalanas në mënyrë që të përballojë shpenzimet.

Prej disa javësh, lojtarë si Ronald Araujo, Frenkie de Jong dhe Raphinha janë njoftuar të largohen për të mbushur kasafortën e katalanasve.

Megjithatë, ‘AS’ shpjegon se mund të ndodhë edhe një shitje e papritur, ajo e Alejandro Baldé. Për disa muaj mënjanë, për shkak të një dëmtimi në kofshë, ndërkombëtari spanjol, i cili duhet të rikthehet për përgatitjet verore, po tërheq ende shumë vëmendje në Premier League.

Dhe sipas mediave, nëse në tavolinën e drejtuesve të culés vjen një ofertë e pabesueshme, atëherë këta të fundit mund të joshen të bëjnë një shitje të konsiderueshme të madhe si pjesë e ‘Fair Play’-it financiar. Mbetet për t’u parë nëse një klub anglez do të rikthehet për të këtë verë.