Policia e Tiranës ka vendosur në pranga “skifterin” e monopatinave në kryeqytet.
Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale F. D. (B.)., dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të rinjtë me iniciale A. K., 20 vjeç, dhe J. F., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
30-vjeçari është kapur duke vjedhur një monopatinë, në rrugën “Perlat Rexhepi”, dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ai është autor i 11 vjedhjeve të monopatinave, të kryera gjatë periudhës mars-maj 2024. Ndërsa dy të rinjtë e proceduar akuzohet se kanë përvetësuar monopatinat e vjedhura.