Besa Kokëdhima ndodhet në Suedi për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por nga andej ka ndarë lajmin e madh.
Në një intervistë të shkurtër, teksa po thoshte se suedezët i duken njerëz shumë të bukur, moderatori e ngacmoi duke i thënë se nëse i kanë pëlqyer kaq shumë, ata mund t’i gjejnë dikë në festën që do bëhet pak më vonë.
“Zemrën e kam të zënë. Mua më duhet të ruaj zërin këto ditë, por pas finales unë do pi pas shumë vitesh që nuk pi”, shprehet Besa.