Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ditën e sotme do të bllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë dhe si pasojë do të devijohet qarkullimi.
Në një postim në rrjete sociale, ARRSH bën me dije se do të nisë devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje.
ARRSH-ja njofton se, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut. Ndërkohë thuhet se kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të zbatimit të punimeve të kontratës “Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë (Faza I), më datë 24.05.2024 do të kryet devijimi i trafikut në krahun e djathtë, në gjurmën e re të rrugës
Elbasan/Librazhd, duke filluar nga km 1+440 (në dalje të fshatit Fushë-Labinot) deri në km 5+720 (në afërsi të stacionit të trenit Mirakë) duke përdorur gjurmën e re për të dy senset e lëvizjes vajtje-ardhje. Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në kantier.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë devijim.