Bologna po përgatitet për të gjetur zëvendësuesin e Joshua Zirkzee. Sulmuesi holandez është i destinuar për t’u larguar, me Milan, Arsenal, Inter dhe Juventus në garë për shërbimet e tij.
Në krahun tjetër, klubi i Bolognas, me paratë që do të fitojë nga shitja e Zirkzee pretendon të gjejë një zëvendësues që i garanton gola.
Një ndër të preferuarit e klubit emilian është edhe sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani. Bomberi i përfaqësueses së Kosovës po kalon një sezon mjaft të mirë me Rapidin e Bukureshtit të Rumani, duke marrë vëmendjen e disa klubeve europiane.
Në këtë sezon, sulmuesi 23-vjeçar ka zhvilluar 29 ndeshje, të cilat ka shënuar plot 19 gola dhe ka asistuar në 5 të tjerë. Statistika këto që i kanë tërhequr vëmendjen Bolognas.