Protesta e lajmëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, shumë më e pakët në numër nga herët e tjera, ka njohur një tërheqje nga organizatorët. Në përfundim të saj, ndryshe nga herët e tjera, mbështetësit e Rithemelimit nuk tentuan të çajnë gardhin rrethues dhe as të përplasen me policinë, por janë shpërndarë në qetësi.

Me sa duket, numri i pakët i protestuesve i ka detyruar të tërhiqen pa skenat e Sali Lushës, Flamur Nokës dhe Klevis Balliut që shkulin hekurat. Një detaj tjetër që u vu re është fakti se nuk u lajmërua as protesta e radhës. Me sa duket, kjo mund të ishte protesta e fundit e Rithemelimit, të cilët janë dorëzuar përpara mungesës së mbështetjes.