Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po njeh zhvillime të reja pozitive.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi një takim produktiv me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe delegacionin britanik të gjyqësorit, i kryesuar nga gjyqtari me eksperiencë, LJ Dingermans.
Në takim u diskutua për shkëmbimin e përvojave, mbështetjen për reformën në drejtësi, forcimin e kapaciteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës, digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, si dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.