Kënga e fundit e reperes së njohur, Tayna, ishte “Unaza”, në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky i cili rezultoi mjaft i suksesshëm dhe u kthye në trend në platformën “TikTok”. Mirëpo, duket se reperja i ka dhënë fund raportit miqësor me Bardhin, e shkaku nuk bëhet ende i ditur.

Këngëtarja e ka hequr Bardhin nga ‘Instagram’, duke lënë pas shumë pikëpyetje.

Kujtojmë se edhe miqësia midis Luizit dhe Bardhit nuk ekziston më, pas komentit të Sarës kundrejt Kiarës. Ky veprim bëri që Luizi të hiqte nga miqtë e Instagramit Bardhin dhe u la të nënkuptohej se mes dyshes nuk kishte më raporte.