Nëse Manchester United nuk e ka zyrtarizuar ende largimin e Erik ten Hag, por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë. Nga ana e Londrës, te Chelsea ishte Mauricio Pochettino, ai që u shkarkua.
Prandaj, dy klubet nga ana e Kanalit janë aktualisht në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm dhe një për çudi është i njejti person për të cilin janë të interesuara të dyja skuadrat e mëdha angleze.
Thomas Frank, trajneri aktual i Brentfordit, po tërheq interesim si nga ‘Djajtë e Kuq’ ashtu edhe nga ‘Blutë’ e Londrës. Sipas ‘Bild’, ai tashmë është takuar me klubin londinez dhe ka kontakte me Manchester United.
Sipas ‘Sky Sport’ , dëshira e Chelseat është të gjejë një trajner të ri dinamik, avangard dhe progresiv, i cili ka përvojë në futbollin anglez të nivelit të lartë. Trajneri danez i ‘Bletëve’ ka kontratë deri në vitin 2027.