Lajla Baci, e ftuar në emisionin “Cherry on Top” rrëfeu disa detaje të pa dëgjuara më parë për vajzën e saj Heidin, e cila është një prej banorëve protagonistë ktë edicion të Big Brother VIP 3.

Në intervistën e parë publike, ajo shprehet se Heidin e shikon fituese të këtij edicioni për shkak të karakterit të veçantë që ajo ka.

Lajla: Heidi e mori vendimin, meqë atje iu ndërpre padrejtësisht, nuk ishte vetvetja dhe kishte një farë presioni, Heidi e mori vendimin vetë. Kur kishte vendosur të hynte në Big Brother VIP, na e komunikoi, mbetëm, nuk ishte e pritshme, por respektuam vendimin e Heidit, sepse ne nuk kemi droje kudo që të shkojë, sepse ne njohim Heidin.

Jemi munduar mos të jemi në asnjë portal, të mos dalim në asnjë portal, ishte traumatike, por me kalimin e kohës e mori veten, pasi pati një impakt të mirë nga publiku italian, pati mbështetje nga publiku Italian.
Bora: Po këtu pse pranove?

Lajla: Se ti je Bora Zemani, ishte e ëmbël ftesa. I kemi thënë të jesh vetvetja, gjë që ajo e ka bërë, di të tregojë kulturën dhe edukatën që ka, nuk e kishim problem si do të sillej sepse Heidi di të sillet. Kur ka hyrë, Heidi nuk ka hyrë kurrë me idenë për të krijuar një histori dashurie, doli nga një Big Brother tjetër në traumë, por dashuria është e bukur sepse ndodh, Heidi e re është, beqare është. Unë Heidin e mendoj fituese, pa modesti. Prime pas prime ne kemi qenë të shqetësuar sepse Heidi ka qenë goxha e sulmuar si brenda shtëpisë, nganjëherë edhe nga studio.