Novak Djokovic luftoi këtë të premte me një virozë teksa humbi nga numri 44 i botës, çeku Tomas Machac në ‘Gjeneva Open’ në Zvicër.
Machac triumfoi 6-4, 0-6, 6-1, me serbin Djokoviç që u shfaq me të vjella në anën e fushës gjatë setit të dytë. Numri 1 i botës thirri më pas trajnerin pas setit të parë, të cilën ai e kishte udhëhequr 4-1 përpara se të humbiste pesë sete radhazi dhe të dukej tërësisht jashtë forme.
Më pak e pritur për Djokovic ishte një rënie e papritur në fizik. Serbi u ankua me zë për problemet e tij fizike, duke thënë se “çfarë tjetër mund të ndodhë, vërtet, a nuk mjafton?”.
Numri 1 i botës në tenis doli në fushë pas dy javësh të vështira, pasi u godit në kokë nga një shishe uji që ra aksidentalisht nga çanta e një spektatori në Romë. Ai humbi ndeshjen kundër Alejandro Tabilo të Kilit pas atij incidenti, para se të bënte teste mjekësore në Beograd dhe të vendoste të hynte në turneun e Zvicrës.
Tanimë Djokovic po bëhet gati për më 26 maji kur nis edhe French Open, kompeticioni i preferuar i tij ku është kampion në fuqi.