Pas tre ditësh Borussia Dortmund do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Do të jetë akti i fundit i një sezoni në të cilin skuadra e Edin Terzicit u mundua pak në kampionat, ndërsa në Evropë tregoi të gjithë talentet e tyre, duke arritur deri në fund.
Do të jetë akti i fundit, po, por edhe një ndeshje debutuese për një sponsor të ri te Borussia Dortmund. Një sponsor që ndezi zemërimin e fansave…
Në mëngjes BvB njoftoi një partneritet të ri me Rheinmetall, një kompani vendase që prodhon armë, veçanërisht predha dhe pajisje tankesh.
Tifozët janë zemëruar kundër klubit verdhezi për këtë çështje. Zëdhënësi i tifozëve në Unsere Kurve, pjesa më e rëndësishme e mbështetjes së organizuar, u shpreh për Sky Sport Deutschland si më poshtë:
“Ne jemi të gjithë të tronditur. Nuk e kemi imagjinuar kurrë që Borussia Dortmund do të arrinte bashkëpunimin me një kompani në këtë sektor.”
Sponsori ‘Rheinmetall’ do të jetë i pranishëm në Borussia Dortmund, duke filluar nga finalja e Champions League.