Kryeministri Edi Rama e cilëson historike reformën e kryer në drejtësi,

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar socialist dhe kabinetin qeveritar, Rama u shpreh se vendosmëria e Partisë Socialiste, bëri që drejtësia të jetë e pavarur nga politika. Sipas kreut të qeverisë, Partia Socialiste rilindi besimin e shqiptarëve te drejtësia dhe rrëzoi monumentin e kulturës së pandëshkueshmërisë.

“Vizitat zyrtare të nivelit të lartë kishin ndalur prej disa vitesh. Besimi i bashkësisë evropiane se në Shqipëri mund të kishte drejtësi ishte zero. Pandëshkueshmëria ishte bërë emri i dytë i Shqipërisë. Rrruga e vendit tonë në Bashkimin Evropian ishte bllokuar. Për ata që 10 vite më parë ishin të rinj dhe sot janë 20 apo 25 vjeç, kjo tablo mund të duket si pjellë e imagjinatës sime. Kjo ishte paqsyra e vërtetë e qeverisjes. Sot pasqyra është padiskutim krejt tjetër. Kush e diskuton këtë fakt, është pjesë e pandashme e autorësisë së qeverisjes së vjetër, ose është i paditur. Vendosja përballë e dy tablove të Shqipërisë, ka rëndësi për ta parë objektivisht nevojën e një dallge të re reformimi dhe të shtetbërjes. Partia Socialiste e Shqipërisë është në luftë për ta bërë Shqipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, asnjë forcë me peshë, që prej shkëputjes së Shqiupërisë nga perandoria otomane, nuk i ka hyrë detit në këmbë për ta pavarësuar drejtësinë. Askush nuk është hetuar nga një drejtësi e pavarur, siç po ndodh sot. Vetëm falë kësaj lufte vendimtare që ne, Partia Socialiste e kemi hapur dhe po e zhvillojmë prej 10 vitesh nuk na e mohon dot askush. Pa vendosmërinë e Partisë Socialiste nuk do të kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia. Nuk do e shihnim, rrëzimin e monumentit më të shëmtuar të trashëgimisë sonë, monumentin të kulturës së pandëshkueshmërisë “, theksoi ai.