Ndoshta, imazhi i Masimiliano Alegrit deri në rikthimin e radhës në stol do të jetë pikërisht ai i xhaketës së hedhur ndaj arbitrit Mareska, si dhe i kravatës dhe këmishës së shqyer prej tij nga tensioni.

Gjithsesi, nuk ka dyshime se 56-vjeçari me ato skena ka shfryrë të gjithë tensionin e 3 viteve të dyta shumë të vështira, të kurorëzuara vetëm me një trofe, shumë larg 11 të tjerëve që solli në periudhën pesëvjeçare mes 2014-2019.

Sigurisht që ndoshta Alegri mund të ishte shndërruar në legjendar nëse do të kishte sjellë në Torino edhe të paktën një Champions nga dy finalet e luajtura në 2015 dhe 2017, por gjithsesi ai do të mbetet një prej trajnerëve të epokës së artë bardhezi me 12 trofe në total dhe rekordin e të qenit rekordmeni i Kupave të Italisë (5 dhe të gjitha me Juven) si dhe i 5 titujve kampionë dhe 2 Superkupave të Italisë.

PANORAMASPORT.AL