Kreu i SPAK Altin Dumani pranoi se prokurorët janë kërcënuar nga krimi i organizuar.
Dumani vlerësoi ndryshimet që janë bërë sa i takon vendimit të këshillit të ministrave lidhur me mbrojtjen e tyre, por vërejti se ka problematikë tek mbrojtja e familjarëve të tyre.
”Po janë kërcënuar prokurorët e SPAK. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar është shqetësim që ne e kemi adresuar.
Në fund të dhjetorit 2023 ndërmorëm disa hapa duke ndryshuar vendimin e KM që përmirësoi në mënyrë cilësore mbrojtjen e prokurorëve SPAK por ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve.
Këtu ka një problematikë pasi është procedurë e gjatë dhe duhet të kesh prova. Kemi konstatuar vullnet pozitiv për të siguruar mbrojtje të prokurëve të SPAK”, deklaroi Dumani.