Romeo Veshaj ka filluar të planifikojë sesi do të jetë jeta e tij jashtë, me partneren e tij Heidi Baci, pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip 3.

Aktori i ka shprehur Heidit, planin për një udhëtim së bashku me vëllain e tij binjak, Donald Veshajn dhe moderatoren Bora Zemani.

Për këtë të fundit, Romeo i tha Heidit se është super vajzë dhe se e ka si motër. Madje tha ai, më shumë hapet me Borën, sesa me vëllain e tij Donaldin.

“Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grup i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin”, tha ai.

Këtë rrëfim të Romeos, Bora e ka postuar në ‘Instatory’ me mbishkrimin: “Zemra ime sa më ka marrë malli, mezi pres të të përqafoj”!