Myrto Uzuni ishte një nga tre emrat e mëdhenj që mungonin në listën paraprake të kombëtares shqiptare të futbollit për Europianin 2024, e cila u prezantua të hënën nga tekniku Silvinjo.

Sulmuesi i Granadas nuk ka bindur trajnerin e kombëtares edhe pse ka bërë një sezon të parë për tu vlerësuar në La Liga, duke shënuar

11 golat në sezonin debutues në La Liga me Granadën, ku u gradua titullar në pjesën më të madhe të ndeshjeve të luajtura, nuk e ndihmuan Uzunin të merrte një ftesë nga tekniku brazilian i kombëtares.

Ndryshe nga Sokol Cikalleshi i cili reagoi duke njoftuar edhe largimin përfundimtar nga kuqezinjtë, Uzuni ka heshtur për vendimin e trajnerit.

Vetëm sot, sulmuesi është rikthyer me një postim në rrjetet e tij sociale, duke treguar se ka nisur stërvitjen individuale në fushën e blertë të stadiumit “Tomori”, në Berat.

Edhe njëherë me stil, Uzuni nga qyteti i lindjes tregon se është punë shumë e fjalëpak, teksa në video shihet duke bërë disa goditje preçize në portë.

Ndërkohë në krah të tij kanë dalë disa analistë futbolli por edhe klubi i Granadës dhe menaxheri i sulmuesit beratas, Franci Bode

Bode me anë të një postimi e ka cilësuar të padrejtë këtë vendim të Silvinjos, duke konstatuar se Uzuni ka statistikat më të mira se 5 nga 6 sulmuesit që braziliani ka preferuar në listë.

“Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Liga? Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024. Ai gjithmonë feston me shqiponjë të për të treguar se është krenar që është shqiptar. Diçka të tillë Uzuni nuk e meriton!”, shkruan në postimin e tij Bode.

Sakaq, klubi i Granadës që më anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare shprehu mbështetjen e pakufizuar për bomberin e tyre, me mbishkrimin: “Gjithmonë me ty, Myrto”.