Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Lezhë ku djali ka vrarë nënën e tij me thikë.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se autori Arsen Dani, 62 vjeç është vënë në pranga.
Ai ka qëlluar me thikë nënën e tij nënën e tij, Gjylije Dani, 88 vjeçe duke i marrë jetën në vend.
Policia bën të ditur se 62-vjeçari autori i krimit dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.