Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Një i mitur 9-vjeç ka godiur me thikë një 13-vjeçar pas një konflikti të çastit mes tyre. Raportohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa është sekuestruar mjeti thikë (biçak) me të cilën është kryer plagosja.
Policia sqaron se 9-vjeçari nën kujdesin e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor është marr në pyetje për rastin. Ndërkohë 13-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.