Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në Shtime të Kosovës, ku vajza raportohet se ka qëlluar babanë e saj me thikë pas një mosmarrëveshje.
Policia rastin e ka cilësuar si “lëndim i lehtë trupor dhe dhunë në familje”.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli u ka thënë mediave lokale se pas një mosmarrëveshjeje dy persona kanë marrë lëndime te lehta trupore, ndërsa dyshohet se njëri person është lënduar me thikë nga vajza e tij.
“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Ndërkaq në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara.