Policia shqiptare gjatë sezonit veror do të mbështetet nga policia italiane dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili priti në një takim homologun italian Matteo Piantedosi.
Me anë të një reagimi, ministri Balla thotë së bashku me policinë italianen janë në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj.
Po ashtu, ministri thekson se dy vendet janë të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit për humbjen e jetës së efektivit të shqiponjavenë Fier. Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas. Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol. Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.